Flash News

KRYESORE

Conte dhuron show: Po tani, çfarë do të thoni për Lukakun?

Conte dhuron show: Po tani, çfarë do të thoni për Lukakun?

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur në lidhje me sulmuesin Romelu Lukaku. Ai ka kritikuar ata persona që kanë sulmuar lojtarin belg.

"Kam dëgjuar njerëzit të thonë se Lukaku është një gomar… Kam dëgjuar shumë gjëra dhe kjo ka ndodhu jo shumë kohë më parë. Është e lehtë të flasim shumë për Lukakun tani, por nëse kthehemi disa javë më parë…”, tha Conte.

“E kam gjithmonë që Lukaku është një diamant i ashpër, që kishte nevojë të punohej. Lautaro Martinez është njëlloj. Bëhet fjalë për djem që janë 26 dhe 22 vjeç. Janë akoma të rinj. E doja Romelun me këmbëngulje kur isha te Chelsea, madje edhe kur isha te Juventusi.

E doja atë dhe tani mund të punoj për ta bërë të shkëlqejë atë diamant”, - tha Conte.

Të fundit