Flash News

KRYESORE

"Conte është trajneri më i mirë, ju tregoj si më përmirësoi"

"Conte është trajneri më i mirë, ju tregoj si më

Nicolo Barella deri tani i ka bindur drejtuesit e Interit dhe trajnerin Antonio Conte, se blerja e tij ishte e goditur. 22-vjeçari ka luajtur shkëlqyeshëm në Milano dhe e ka justifikuar investimin.

Së fundmi, mesfushori i ka thurur elozhe trajnerit Antonio Conte. Ai ka thënë se është rritur shumë si lojtar dhe kjo si pasojë e insistimit të trajnerit për të punuar pa limit.

“Conte më ka ndihmuar në taktikisht. Jam rritur, sepse më ka ndihmuar për t’u pozicionuar në vendin e duhur në fushë. Ai është maniak në këtë aspekt. Mendoj se Conte është më i miri, arrin të marrë 110% nga lojtarët e tij", ka deklaruar Barella.

I pyetur për dëmtimin e Zaniolos, djaloshi komentoi: "Më vjen keq. Shpresoj të rikthehet aty ku e la, madje të bëjë edhe më shumë se aq“.

Të fundit