Flash News

KRYESORE

Conte flet pas fitores, lavdërohet me Lukakun

Conte flet pas fitores, lavdërohet me Lukakun

Trajneri i Interit, Antonio Conte, arriti të fitojë një ndeshje mjaft të rëndësishme kundër Udineses. Skuadra italiane ia doli të thyente mallkimin e janarit dhe që në ndeshjen e parë të shkurtit arriti të fitojë kundër Udineses me rezultatin 0-2.

NDESHJA – “Nuk është kurrë e lehtë kundër një ekipi si Udinese. Janë një ekip shumë i përgatitur fizikisht dhe na kanë krijuar shumë probleme edhe në ndeshjen e parë në ‘San Siro’. U munduam të merrnim iniciativën, kurse kundërshtari u fokusua te mbrojtja dhe tentonte të dilte para me kundërsulme".

LUKAKU - “Romelu ka cilësi dhe kjo nuk ishte paraqitja më e mirë. Duhet të paraqitet edhe më mirë. Fakti që ai shënoi dy gola është i rëndësishëm, por ai mund të bëjë edhe më shumë në aspekte të tjera të lojës. Është përshtatur mirë me skuadrën dhe mund të flas vetëm fjalë të mira për të. Jam shumë i lumtur që kam këmbëngulur që ai të vijë këtu”.

ERIKSEN – “Si një lojtar që ka vetëm pesë ditë që ka mbërritur tek ne, mendoj se pati një ndikim pozitiv në lojën e skuadrës. natyrisht duhet të përshtatet me stilin tonë të lojës, të ketë nivelin e duhur fizik për një ndeshje në Serie A".

Të fundit