Flash News

KRYESORE

Conte gjen sulmuesin e dëshiruar, e rrëmben te rivalët

Conte gjen sulmuesin e dëshiruar, e rrëmben te rivalët

Trajneri i Interit, Antonio Conte, kërkon një sulmues tjetër në ekip. Lukaku dhe Lautaro Martinez po luajnë çdo ndeshje pa pushim, ndërsa Alexis Sanchez nuk dihet kur do të jetë gati. Numri një i stolit ka nisur kërkesën.

Emri që do Conte është ylli i Napolit, Dries Mertens. Ky i fundit po luan sezonin e fundit me Napolin, pasi kontrata i mbaron në verë. Belgu nuk do të vazhdojë pas problemeve të shumta me Interin.

32-vjeçari mund të afrohet që në janar, pasi napolitanët nuk duan ta humbasin me parametra zero. Belgu është joshur dhe nga milionat e Kinës, por për familjen e tij mund të qëndrojë në Itali.

Të fundit