Flash News

KRYESORE

Conte harron ndeshjen, tregon nëse luan afrimi i janarit

Conte harron ndeshjen, tregon nëse luan afrimi i janarit

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur në lidhje me ndeshjen kundër Lecces. Ai u pyet më shumë në lidhje me merkaton e janarit se sa për ndeshjen e nesërme.

"Është ndeshja e parë e gjysmës së dytë të kampionatit dhe duhet të na gjejë të përqendruar. Ne gjithmonë duhet ta ngremë 'stekën', për të dhënë shenja të stabilitetit. Përsëritja e fazës së parë nuk do të jetë e lehtë. Mënyra e vetme për ta përsëritur veten është të stërviteni gjithnjë e më shumë, me të njëjtin përqëndrim".

Nuk mund të mungonte komenti i trajnerit për merkaton e janarit. "Kjo është periudha më e vështirë për një trajner, sepse duhet të menaxhosh të gjitha situatat, ato të tregut dhe të fushës. Këta situata mbartin viruse me vete. Lojtarët duhet të jenë të fokusuar maksimalisht te loja, që të mos ndikohen nga zërat e merkatos.

“Young e ka të pamundur që të vijë në Lecce, ai do të stërvitet sot dhe nesër, do të fillojë të përshtatet me filozofinë tonë dhe do të jetë në maksimum për sfidën ndaj Cagliari. Ai është një lojtar superekspert, ka një karrierë të rëndësishme, është fleksibël dhe i besueshëm. Ne kemi nevojë për lojtarë të besueshëm, që mund të krijojnë më pak ankth, kur dikush mungon. I vetmi problem për momentin është ta rikthejmë në gjendjen e duhur”.

Të fundit