Flash News

KRYESORE

Conte i hap sfidë Juves: Do të afrohemi më shumë!

Conte i hap sfidë Juves: Do të afrohemi më shumë!

Merr fund pritja dhe ndeshja e shumë diskutuar ndërmjet Interit dhe Juventusit do të luhet. Trajneri Antonio Conte ka folur nga konferenca për shtyp para një ndeshjeje të tillë. Ai u ndal dhe te problemi i hasur me koronavirusin.

Koronavirusi - “Kjo është një situatë delikate. Të gjithë kemi familje. Është e pashmangshme që ajo që po ndodh të kalojë pa u vënë re nga ne, pjesa e futbollit. Nuk mund të jemi indiferentë. Situatë e pashmangshme, ndaj shpresoj që të gjithë të përballemi me situatën në mënyrën më të mirë”.

Juventusi - “Lojtarët e mi nga ky këndvështrim janë të jashtëzakonshëm, sepse gjithmonë tregojnë vetëmohim e disponueshmëri të madhe. Edhe dëshira është e tillë te të gjithë. Mezi po presim ta luajmë këtë ndeshje, që do të thotë shumë për ambiciet tona dhe klasfikimin. E jona është dëshirë dhe ambicie për të kërkuar maksimumin përmes punës. Duam ta ngremë 'stekën', t’i afrohemi sa më shumë Juves".

 

Të fundit