Flash News

KRYESORE

Conte ka gati planin B, nëse Barcelona apo Reali i marrin Martinezin

Conte ka gati planin B, nëse Barcelona apo Reali i marrin Martinezin

Plani i trajnerit Antonio Conte, në rast se shitet Lautaro Martinez, është sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang. Sipas mediave italiane, gabonezi do të jetë objektivi i Interit në merkaton e verës.

Klubi italian do të mundohet me të gjitha mënyrat ta mbajë argjentinasin në skuadër, por nëse Barcelona apo Real Madridi paguajnë 111 mln euro, aq sa e ka klauzolën lojtari, transferimi do të kryhet.

Conte e ka shënuar emrin e ish-lojtarit të Dortmundit në listën e tij dhe 30-vjeçari mund t'i bashkohet në Milano që në qershorin e ardhshëm, porsa të mbyllet sezoni aktual.

Të fundit