Flash News

KRYESORE

Conte kërkon Giroud, por konkurrenca shtohet më shumë

Conte kërkon Giroud, por konkurrenca shtohet më shumë

Olivier Giroud është kërkuar me ngulm nga Interi, por mund të mos përfundojë në Milano. Që nga mbërritja e trajnerit Frank Lampard në stolin e Bluve, Giroud e humbi vendin e tij në formacion.

Prej dy muajsh, sulmuesi francez është lidhur shpesh me zikaltrit, ku trajneri Conte do ta mirëpriste 33-vjeçarin kampion bote. Problemi, ama, është se zikaltrit nuk janë të vetëm në garë për Giroud.

Telegraph raporton se një ofertë brenda Premier League po analizohet në nga shtatlarti. Bëhet fjalë për Newcastle United, ku që e kërkon në formë huazimi deri në fundin e sezonit.

Giroud kërkon minuta, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të qenë protagonist në Euro 2020.

Të fundit