Flash News

KRYESORE

Conte lehtësohet: Jam trajner me fat me lojtarët e mi

Conte lehtësohet: Jam trajner me fat me lojtarët e mi

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur në lidhje me paraqitjet e skuadrës në ndeshjen ndaj Sasuolos dhe fitoren ndaj Dortmundit. Zikaltrit rrezikuan të barazoheshin ndaj të parëve pasi e mbyllën 3-4 nga kryesimi 1-4. Ndryshe ndodhi në Champions, ku fituan me karakter.

“20 minutat e fundit me Sassuolo ishin shumë zhgënjyese, për mua dhe stafin. Edhe lojtarët vetë e kuptuan se duhet të përmirësohemi dhe duhet të mësohemi me faktin, që nuk duhet të kemi mëshirë për kundërshtarin deri kur të mbarojë ndeshja.

"Gjithsesi, mendoj që ndeshja me Dortmundin, ishte një përgjigje të mirë. Kjo nxjerr në pah gjërat negative dhe pozitive. Së pari që kuptojmë gabimet dhe më pas dëshira e lojtarëve që kanë për t’u përmirësuar, më bën ta konsideroj veten një trajner me fat.”

 

Të fundit