Flash News

KRYESORE

Conte me fat, ka tre rikthime para ndeshjes së 6 janarit

Conte me fat, ka tre rikthime para ndeshjes së 6 janarit

Ashtu si Lazio, edhe Interi sot është kthyer në fushën e blertë. Zikaltrit kanë nisur përgatitjet për fazën e dytë të sezonit, me synimin që të rrëzojnë nga froni Juventusin.

Trajneri Antonio Conte ka marrë lajme të mira, sepse thuajse e gjithë skuadra e tij është pa dëmtime. Mesfushori Nicolo Barrela dhe kiliani Alexis Sanchez kanë lënë pas dëmtimet dhe kanë nisur stërvitjet, ndërkohë që Stefano Sensi është rikuperuar.

Të tre mund të jenë titullarë në ndeshjen e 6 janarit kundër Napolit në transfertë. Alternativat e teknikut italian janë shtuar. Ai po pret vetëm plotësimin e "puzzle", sepse kërkon blerjen e mesfushorit Arturo Vidal.

Të fundit