Flash News

KRYESORE

Conte në Berlin, Angela Merkel: Do mbështesim Italinë për refugjatët

Conte në Berlin, Angela Merkel: Do mbështesim Italinë për

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ofroi mbështetjen e Gjermanisë për Italinë për të përballuar fluksin e emigrantëve, gjatë takimit të zhvilluar sot me kryeministrin italian, Giuseppe Conte, gjatë vizitës së tij në Berlin pas marrjes së detyrës.

Merkel ngriti çështjen për të zgjidhur problemin e refugjatëve në zonat e origjinës që janë Afrika Veriore, në veçanti Libia, duke kërkuar më shumë bashkëpunim me organizatat e refugjatëve si Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Conte, i cili morr detyrën si kryeministër më 1 qershor pas një prcesi të gjatë për një koalicion qeverisës, bëri thirrje për më shumë solidaritet të BE-së në shpërndarjen e barrës së migrantëve.

“BE-ja duhet të ndryshojë prspektivat e saj”, tha ai para se të fillonte bisedimet me Merkel.

Të fundit