Flash News

KRYESORE

Conte në rolin e profetit, habit me deklaratën e tij për merkaton

Conte në rolin e profetit, habit me deklaratën e tij për merkaton

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur nga një konferencë për shtyp para transfertës kundër Udineses në Serie A. Numri një i stolit beson se ka bërë mjaft mirë, pasi e ka parashikuar komplet merkaton e janarit.

"Prej ditës së parë të merkatos e kam thënë se çfarë do të ndodhte. Nëse shisnim, do vinin futbollistë të tjerë. Dhe, kështu rezultoi. U tregova i ndershëm, isha një profet i mirë. Por, koha do e tregojë nëse jemi pajisur mirë për të gjitha kompeticionet. Jam i lumtur të stërvis këtë grup futbollistësh.

"Më vjen keq këdo që u largua, por kanë ardhur tre të rinj dhe janë integruar mirë. Mungesa e Lautaros? Është mungesë e rëndësishme. Po merren vesh mirë me Lukakun sepse kanë luajtur shumë bashkë. Por, skualifikimi atij është një mundësi për ato që kanë luajtur pak”

"Eriksen? Është një goditje e madhe për klubin. Ishte i lirë të zgjidhte dhe mori vendimin e tij. Fakti që erdhi këtu është një motiv krenarie. Po luante pak me Tottenham, por nga gjendja fizike më duket mirë. Po përshtatet me idetë tona dhe kemi folur shumë me të për ta bërë të kuptojë se çfarë duam. Jemi të lumtur ta kemi me ne”, u shpreh Conte.

Të fundit