Flash News

KRYESORE

Conte: Një spital nuk ndoqi protokollin dhe përhapi coronavirus-in në Itali

Conte: Një spital nuk ndoqi protokollin dhe përhapi coronavirus-in

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka bërë përgjegjës një spital si shkakun kryesor të përhapjes së virusit Covid-19.

Në një deklaratë në Frontiere su Raiuno, Conte shpjegon se origjina e një prej shpërthimeve ka qenë menaxhimi i "një spitali" jo në përputhje me protokollet, në një rajon verior.

"Ne nuk mund të parashikojmë përparimin e virusit, është e qartë se ka pasur një shpërthim dhe që është përhapur prej andej. Tashmë dihet, ka pasur menaxhim në nivelin e një strukture spitalore që nuk ka ndjekur protokollet që rekomandohen në këto raste, dhe kjo sigurisht që ka kontribuar në përhapjen e virusit. Por përtej kësaj ne vazhdojmë me kujdes dhe ashpërsi maksimale ", tha kryeministri italin.

Të fundit