Flash News

KRYESORE

Conte nuk gjen babagjyshin, i dështon një tjetër dëshirë merkatoje

Conte nuk gjen babagjyshin, i dështon një tjetër

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka marrë refuzimin e radhës në merkato. Numri një i stolit po vuan për afrimin e mesfushorit Arturo Vidal, por situata nuk është më e mirë as për Dejan Kulusevskin. Zikaltrit u menduan se do të arrinin lehtë te futbollisti i Atalantës.

Lojtari ka fituar shumë vëmendje mbi vete, ndërsa ka deklaruar se nuk do të largohet nga Parma në janar, pavarësisht se e duan Interi dhe Manchester United.

"Kur mendon për të ardhmen, harron të tashmen. Po mendoj vetëm për momentin që po kaloj, por mundohem që të përmirësohem çdo ditë.

"Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Jam i fokusuar te zhvillimi im si lojtar dhe në fund të sezonit do të shoh se çfarë do të ndodhë", - tha lojtari i ri.

Të fundit