Flash News

KRYESORE

Conte nuk kënaqet me barazime: Duhet të kemi durim tani

Conte nuk kënaqet me barazime: Duhet të kemi durim tani

Antonio Conte nuk është kurrë i kënaqur me barazime, sidomos 2-2 kundër Parmës, kur Juventusi kishte barazuar pasdite dhe bardhezinjtë mund të kaloheshin. Pas ndeshjes, tekniku i Interit u shpreh i zhgënjyer për rezultatin.

“Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, mendoj se në fund meritonim të fitonim. Kjo është ndeshja e tretë që luajmë në 6 ditë dhe keq apo mirë, po luajnë të njëjtët lojtarë për shkak të problemeve të vogla apo të mëdha. Do të kemi probleme me siguri, dhe nuk jam i qetë në këtë aspekt".

“Është e paevitueshme që po investojmë në mënyrë të fuqishme mbi futbollistë të rinj si Bastoni apo edhe Esposito, që sezonin e kaluar nuk ishte titullar fiks as te ekipi i të rinjve. Duhet kohë, përndryshe rrezikojmë të gabojmë edhe në formimin e këtyre futbollistëve. Duhet të kemi durim, por njëherësh jam i shqetësuar sepse duhet të luajnë gjithmonë të njëjtët lojtarë dhe rreziku i dëmtimit shtohet”.

Të fundit