Conte nuk ngopet me cilësi, tani kërkon një maestro nga Reali

Antonio Conte mendon se Interit të tij i mungon një mesfushor me përvojë dhe klas. I përzgjedhuri i trajnerit është Luka Modric, aktualisht te Real Madridi.

Kroati do të futet në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka në plan të rinovojë me “Los Blancos”. Nënkampioni i botës tashmë e ka humbur vendin e titullarit në Madrid.

Tek Interi atij nuk i garantohet një vend titullari në mënyrë absolute, por padiskutim që do ishte lojtar i rëndësishëm në formacionin zikaltër. Përvoja e tij ende vlerësohet në Milano.