Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Conte para takimit ndaj Lazio-s: Duan të dëmtojnë Interin, duhet kujdes
Antonio Conte po fluturon me Interin e tij, në vend të parë me pikë të plota pas katër javëve të luajtura. Por në sfidën e radhës kundër Lazio-s, trajneri kërkon kujdes.
“Shikoj situata të lehta dhe deklarata, pas katër javësh flitet për këtë dhe për atë. Unë kam eksperiencën e duhur për të thënë që kjo bëhet me qëllim që të na japin një goditje të bukur. Lazio? Skuadër që të bën të lodhesh jo pak, ndër më të vështirat e këtij fillim sezoni. kjo është një skuadër që ka identitetin e vet. prej disa vitesh po punon me Simone Inzaghi-n, një trajneri i zoti që ndoshta nënvlerësohet. Duhet të bëjmë kujdes sepse kundërshtari është i fortë dhe është përmirësuar ndër vite. Do të jetë një takim i komplikuar ndaj tyre dhe duhet angazhimi i të gjithëve”, tha tekniku italian i zikaltërve.
Ndërsa trajneri i Lazio-s, Simone Inzaghi, tha se ndaj Interit kërkon nga lojtarët që të luajnë me kurajo dhe personalitet.
“Do të jetë një ndeshje e bukur kundër një skuadre të fortë. Dua kurajë dhe shumë personalitet. Duhet të qëndrojmë së bashku dhe të punojmë për njëri-tjetrin, pasi edhe periudha për të përgatitur ndeshjen ka qenë e shkurtër. Do të ndeshemi me një skuadër që ka pritshmëri dhe trajner të madh. Rikthimi i Conte-s dhe i Sarri-t është i rëndësishëm. E respektoj Conte-n si trajner, pasi ka filluar gjithçka nga zero dhe tani është në majë. Jemi takuar shpesh jashtë fushe, luajmë me të njëjtin model dhe kemi folur shumë për futbollin. Ky Inter mund të luftojë për fitimin e kampionatit.”