All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Conte pranon mandat të ri për formimin e qeverisë: Do jetë ekzekutiv me risi

Conte pranon mandat të ri për formimin e qeverisë: Do jetë
All - Paragraf - 1

Ish-kryeministri italian Giuseppe Conte pranoi një mandat të ri për të provuar të krijojë një qeveri të re të mbështetur nga Lëvizja populiste 5 Yje dhe demokratët e qendrës së majtë, me qëllim bllokimin e një gllabërimi të pushtetit nga udhëheqësu i krahut të djathtë, Matteo Salvini.

All - Paragraf - 3

Conte tha pas një takimi me Presidentin Italian Sergio Mattarella se ai do të takohej menjëherë me palët në përpjekje për të vendosur sa më shpejt stabilitetin politik pas krizës shkaktuar nga loja e pushtetit të zotit Salvini që rrëzoi qeverinë populiste 14-mujore.

"Është një emërim që e pranova me rezerva," tha zoti Conte, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen më 8 gusht pasi Salvini tërhoqi mbështetjen për qeverinë e tij. “Kjo do të jetë një qeveri me risi”

Lëvizja e Salvinit krijoi paqëndrueshmëri politike që e ktheu edhe një herë vëmendjen e investitorëve në Itali, duke rritur kostot e huamarrjes në borxhin e saj që vazhdon të mbetet i lartë. Italia gjithashtu përballet me një afat kritik në vjeshtë për hartimin e një buxheti për Bashkimin Evropian, me mundësinë e ngritjes së taksës së vlerës së shtuar për të mbuluar mangësitë.

Lëvizja populiste Pesë Yjet dhe demokratët janë bashkuar në një aleancë jo të natyrshme së bashku për ta frenuar përpjekjen e Salvinit për të rrëmbyer pushtetin kur ai papritmas tërhoqi mbështetjen për qeverinë e brishtë të koalicionit mes Legës dhe 5 Yjeve, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Aleanca e re duket se do të parandalojë zgjedhjet - tani për tani. Por edhe nëse zoti Conte arrin të formojë qeverinë, fiton mbështetjen e presidentit Sergio Mattarella dhe një votëbesim në parlament, analistët politikë paralajmërojnë se qeveria nuk ka gjasa të zgjasë.Burimi: VOA

Të fundit