Flash News

KRYESORE

Conte refuzon Italinë: Do qëndroj tek Chelsea

Conte refuzon Italinë: Do qëndroj tek Chelsea

Javët e fundit ka pasur zëra se Antonio Conte do të jetë trajner i ri i kombëtares Italiane pas dorëheqjes se Gian Piero Ventura. Megjithatë, timonieri aktual i Chelseas ka thënë se do të respektoj kontratën që e mban të lidhur me blutë e Londrës deri në Qershor të vitit 2019.

“Kombëtarja? E kam thënë edhe më parë, kam një kontratë me Chelsea deri në 2019-ën dhe kam ndërmend ta respektoj. Pastaj si gjithmonë duhet që të jenë të kënaqura të dyja palët. Historitë e fundit të bluve flasin për shumë trajnerë të ndërruar, por për momentin nuk e mendoj këtë”, u shpreh Conte.

Të fundit