Flash News

KRYESORE

Conte sfidon Interin e tij: Juventusi do të na tregojë ku jemi!

Conte sfidon Interin e tij: Juventusi do të na tregojë ku jemi!

Trajneri Antonio Conte mund të krenohet, pasi arriti të kthejë Interin në nivele të larta. Numri një i stolit shijoi kualifikimin në Europa League pas fitores kundër Ludogoretsit. Ai foli pas ndeshjes kundër Ludogoretsit dhe theksoi se e ka mendjen te Juventusi.

"Dukej si stërvitje, të luaje pas dyerve të mbyllura. Ishte një atmosferë shumë e çuditshme. Ne iu dhamë minuta lojë disa lojtarëve që kishin nevojë, kështu që le të marrim për bazë gjërat e mira të kësaj ndeshjeje. Ndër të tjera, shtyrja e ndeshjes me Sampdoria na dha mundësinë për të provuar gjëra të reja.

"Ndeshja e të dielës kundër Juventusit do të jetë e rëndësishme. Në fund të kësaj transferte do të kuptojmë se çfarë na mungon, që të jemi në nivelin për të fituar trofe. Është e drejtë që Interi të garojë për të fituar në të gjitha kompeticionet ku luan, edhe nëse prej gati 10 vitesh, ky klub nuk ka marrë trofe në shtëpi. Fitimi i titujve nuk është kurrë i lehtë. Shumë nuk e dinë se çfarë rruge e mundimshme është për të mbërritur atje”.

Të fundit