Flash News

KRYESORE

Conte tek Milan? Gattuso reagon ndaj mediave: Çdo ditë thuhet që un do shkarkohem

Conte tek Milan? Gattuso reagon ndaj mediave: Çdo ditë thuhet

Tekniku i Milanit, Genaro Gattuso, duket se e ka ndjerë veten në siklet teksa çdo ditë në media flitet për një shkarkim të mundshëm të tij apo ardhjen e Antonio Conte-s tek kuqezinjtë.

Ndërkohë Gattuso është shprehur se sido që të jetë puna, ai do të vazhdojë të bëjë detyrën e tij dhe çështja e shkarkimit është diçka që i përket drejtuesve të klubit.

“Dëgjoj çdo ditë të thuhet se unë do ta humbas punën time. Mirëpo, e rëndësishme për mua është që të jap më të mirën e pastaj vendimi duhet të merret nga drejtuesit e klubit. Do të doja të them se turneu parasezonal na ka larguar nga këto spekulime, por do të ishin gjepura. Djelmoshat janë gjithmonë në telefonat e tyre. Ata rrinë online, lexojnë lajmet dhe ndonjë prej tyre flet me agjentin e tij. Kjo është pjesë e lojës. Edhe pse jemi larg, gjithmonë do të ketë spekulime derisa të mbyllet merkato”, ka thënë trajneri i kuqezinjve.

Gattuso ndodhet në SHBA, ku po përgatiten për ndeshjen miqësore me Tottenham.

Të fundit