Flash News

KRYESORE

Conte i thotë jo Interit, do qëndrojë te Chelsea

Conte i thotë jo Interit, do qëndrojë te Chelsea

Tekniku italian, Antonio Conte, i skuadrës Chelsea, e cila është kampione në Premier Ligën angleze, nuk do ta braktisë skuadrën që ai drejton.

Conte i cili ka një kontratë 2 vjeçare më Chelsea-n, përmes një deklarate për mediat italiane, ka thënë: "Duhet respektuar kontrata. Po ndërtoj disa gjëra të rëndësishme në lidhje me të ardhmen. Ajo që dua të bëj është më e mira për skuadrën. Gjithmonë kam menduar klubin më shumë se veten time".

Tekniku 47-vjeçar thotë se nuk kanë ndërmend ndonjë hap të madh në periudhën e transferimeve.

Conte ka arritur të fitojë 37 ndeshje nga 46 të luajtura në krye të Chelsea, në Premier Ligën angleze.

Interi është skuadra më e interesuar për të marrë në stol Antonio Conte-n, i cili mesa duket ka refuzuar pagën e lartë të drejtuesve kinezë.

Të fundit