Flash News

KRYESORE

Contes i plotësohet dëshira, po vjen sulmuesi i preferuar

Contes i plotësohet dëshira, po vjen sulmuesi i preferuar

Oliver Giroud duket se do të jetë afrimi i bujshëm i Interit në merkaton e janarit. Sulmuesi i Chelsea do të bashkohet me Antonio Conten, të cilin para dy vitesh e kishte trajner.

Meqë Alexis Sanchez është dëmtuar me kombëtaren e Kilit, Lautaro dhe Lukaku nuk mjaftojnë për teknikun italian. Kjo krijon kushte e duhura për shtatlartin francez, i cili nuk po gjen hapësira në formacionin e Frank Lampard.

Shkëlqimi i Tammy Abraham këtë sezon e kanë kthyer francezin në zgjedhjen e tretë në Londër, kështu që 33-vjeçari do të ndryshojë mjedis, meqë kërkon të jetë protagonist me kombëtaren në Europianin 2020.

Të fundit