Flash News

KRYESORE

Copa të thyera e gjak në parket, publikohen fotot nga ‘zyra e sherrit’ në Bashkinë e Gjirokastrës

Nënkryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Aurel Lapa u  dhunuar në zyrën e tij nga zyrtari i Prefekturës Gjirokastër, Shefqet Alikaj me profesion topograf.

Ai e ka qëlluar disa herë me grushta nënkryetarin e Bashkisë, duke i shkaktuar enjtje në fytyrë.

Në fotot e publikuara nga Argjirolajm.net duken qartë shenjat e gjakut në dyshemenë e zyrës.

Mësohet se shkak i sherrit ka qenë një përplasje për çështje kompetencash lidhur me administrimin e kullotave në territorin e Bashkisë Gjirokastër.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiakja, Zamira Rami, e cila dënoi ngjarjen dhe u shpreh se Aurel Lapa është dhunuar për shkak të detyrës. Rami i ka bërë thirrje prokurorisë dhe policisë të zbardhin ngjarjen dhe të vënë para përgjegjësisë autorin.

Të fundit