Flash News

KRYESORE

Coronavirus/ Edhe Greqia në situatë të rëndë, numër i frikshëm rastesh në 24 orët e fundit

Coronavirus/ Edhe Greqia në situatë të rëndë,

Ministrja e Shëndetësisë së Greqisë ka bërë me dije ditën e sotme se 24 orët e fundit janë shtuar 103 raste të të infektuarisht me covid-19 vetëm në të gjithë Greqinë.

Sipas Z. Tsiodras nga Ministria e Shëndetësisë me këtë shifër shkon në 331 gjithsej numri i të prekurve.  44 nga rastet e konfirmuara kanë të bëjnë me transmetimin e mundshëm vendas.

Aktualisht 51 pacientë janë shtruar në spital, 8 janë në intubim, në spitalet në Athinë, Selanik dhe Patra. Dhjetë janë liruar nga spitali.

Ndërkohë që më shumë se 4,000 mostra laboratorike janë testuar deri më tani.

Sipas profesorit të sëmundjeve infektive, të gjithë ata që intubojnë aktualisht janë burra, me një moshë mesatare 67 vjeç. Gjithashtu 57% e atyre që janë tani në kujdes janë burra, me një moshë mesatare 64 vjeç.

Burimi: Newsbomb.gr

Të fundit