Flash News

KRYESORE

Coronavirus i tremb të gjithë, Bayern merr dy masa të rëndësishme

Coronavirus i tremb të gjithë, Bayern merr dy masa të

Askush nuk është trim me Coronavirus-in. As Bayern, klubi më i madh në Gjermani.

Drejtuesit bavarezë kanë urdhëruar lojtarët që të mos japin asnjë autograf për tifozët dhe të mos kenë kontakt të drejtpëdrejtë me ta në seancat stërvitore. Kjo bëhet për të shmangur transmetimin e virusit famëkeq nga ndonjë tifoz te lojtarët.

Drejtuesit do të lejojnë tifozët të jenë të pranishëm në stërvitje aq minuta sa lejohet zakonisht, por tani e tutje nuk ka më kontakte dhe biseda. Ata munden vetëm të ndjekin idhujt e tyre.

"Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve dhe miqve që na ndjekin kudo, por jemi të detyruar të marrim këto masa", shkruan klubi bavarez në komunikimin e tij zyrtar.

Të fundit