All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Coronavirus/ KE fton sërish vendet e BE të zgjasin mbylljen e kufijve

Coronavirus/ KE fton sërish vendet e BE të zgjasin mbylljen e kufijve
All - Paragraf - 1

Komisioni Evropian fton shtetet anëtare të Shengenit dhe shtetet e asociuara të Shengenit të zgjasin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve në BE deri në 15 maj.

All - Paragraf - 3

Përvoja e Shteteve Anëtare dhe vendeve të tjera të ekspozuara ndaj pandemisë tregon që masat e përdorura për të luftuar përhapjen e virusit kërkojnë më shumë se 30 ditë të jenë efektive. Komisioni bën thirrje për një qasje të koordinuar për zgjatjen, pasi veprimi në kufijtë e jashtëm mund të jetë efektiv vetëm nëse zbatohet nga të gjitha shtetet e BE-së dhe Shengenit, në mënyrë uniforme.

Kufizimi i udhëtimit, si dhe ftesa për ta zgjatur atë, vlen për 'zonën e BE-së', e cila përfshin të gjitha shtetet anëtare të Shengenit (përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Qipron, dhe Rumaninë) dhe 4 shtetet e asociuara të Shengenit (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, dhe Zvicra) - gjithsej 30 vende.

Të fundit