Flash News

KRYESORE

Coronavirus/ Mbretëresha Elizabeth ‘arratiset’ nga Pallati Buckingham

Coronavirus/ Mbretëresha Elizabeth ‘arratiset’ nga Pallati

Sipas raportimeve të fundit të mediave mësohet se pandemia e koronavirusit e ka detyruar Mbretëreshën Elizabeth II të largohet nga Pallati Buckingham.

Mbretëresha, 93 vjeç dhe Princi Phillip, 98 vjeç, u larguan në Kështjellën Ëindsor këtë fundjavë, ku do të qëndrojnë në karantinë nëse përhapja do të përkeqësohet në Mbretërinë e Bashkuar

Buckingham Palace, rreth 25-kilometër nga Kështjella Ëindsor, është në mes të Londrës dhe një fluks i  vazhdueshëm vizitorësh shkon aty.

Ndaj raportimet e mediave britanike e justifikojnë kështu veprimin.

Mirror raportoi se Mbretëresha thjesht po merrte pjesë në udhëtimin e saj rutinë të fundjavës në kështjellë, me shpresën që të kthehej në Londër javën tjetër - megjithëse janë bërë plane për një karantinë nëse përhapja e virusit intensifikohet. Ka më shumë se 1.400 raste të raportuara në MB, përfshirë 21 vdekje.

Burimi: New York Post

Të fundit