Flash News

KRYESORE

Coronavirus/ Ministrat e Financave të BE bien dakord për për gjysmë trilionë euro mbështetje

Coronavirus/ Ministrat e Financave të BE bien dakord për për

Ministrat e financave të BE ranë dakord të enjten vonë për një plan të përbashkët urgjence për të kufizuar ndikimin e pandemisë së coronavirusit në ekonominë evropiane.

Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një plan reagimi urgjent me një fond prej 500 miliardë eurosh.

"Kjo paketë përmban propozime të guximshme dhe ambicioze që do të ishin të paimagjinueshme vetëm disa javë më parë", tha ministri Portugez i Financave dhe presidenti i Eurogroup Mario Centeno në një konferencë online.

Propozimi, shtoi ai, "zbaton një përgjigje të fortë që i duhet Evropës".

Menjëherë pasi arritën një marrëveshje, ministrat e financave njoftuan me entuziazëm lajmet në mediat sociale, shkruan Euronews.

"Marrëveshje e shkëlqyeshme midis ministrave të financave të BE për përgjigjen ekonomike ndaj coronavirusit", ka postuar në tëitter ministri francez i financave Bruno Le Maire.

"500 miliardë euro do të vihen në dispozicion menjëherë. Një paketë stimuluese do të vijë. Evropa po qëndron në këmbë për të përballuar seriozitetin e situatës", shtoi Le Maire .

"Ne do t'i paraqesim një plan ambicioz Këshillit Evropian", tha ministri i Financave i Italisë, Roberto Gualtieri. "Ne do të luftojmë për ta bërë atë realitet".

"Pas bisedave të gjata dhe intensive dy ditëve të fundit, Eurogrupi erdhi në një përfundim të mirë. Ne kemi bërë marrëveshje të arsyeshme së bashku për Evropën dhe Holandën që të përballen me coronakrizën", tha Ministri Hollandez i Financave Ëopke Hoekstra.

Hoekstra shtoi se "paketa gjithëpërfshirëse" do t'i ndihmojë shtetet anëtare të BE-së "të financojnë kostot mjekësore" dhe "të ndërtojnë ekonomi kombëtare në afat të gjatë".

Sidoqoftë, jo të gjitha palët ranë dakord për "bono coronën" ose "bono euro", borxh të përbashkët lëshuar vendeve anëtare të BE-së.

"Disa shtete anëtare kanë shprehur mendimin se kjo duhet të bëhet me instrumente të borxhit të përbashkët," tha Centeno. "

"Ne jemi dhe do të qëndrojmë kundër Eurobonove. Ne mendojmë se ky koncept nuk do t'i ndihmojë Europa apo Hollanda në një afat të gjatë," tha Hoekstra.

Hollanda po bllokonte bisedimet që nga e marta, njoftoi AFP. "Takimi përfundoi me duartrokitjet e ministrave," tha zëdhënësi i Eurogroup.

Të fundit