Flash News

KRYESORE

Coronavirus/ Numri i të infektuarve arrin në dy milionë në të gjithë botën

Mëngjesin e 15 prillit, numri i të infektuarve në mbarë botën i ka tejkaluar tashmë 2 milionë të infektuar nga coronavirusi i ri.

Sipas Universitetit Johns Hopkins më shumë se 126,000 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i përgjithshëm i njerëzve të shëruar arriti në mbi 493,000.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Deri tani janë prekur 210 vende, ndërsa aktualisht vendi më i goditur është SHBA, e cila ka regjistruar më shumë se 614,000 të infektuar dhe pothuajse 26,000 viktima, e ndjekur nga Spanja dhe Italia në Evropë.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) kanë paralajmëruar vendet që të mos reduktojnë kufizimet, pasi disa vende shënojnë një ngadalësim të ndjeshëm të virusit.

Disa janë duke lehtësuar gradualisht masat e bllokimit, pasi kanë arritur kulmin e tyre të infeksioneve Covid-19, ndërsa të tjerët kanë zgjatur bllokimin deri në mes të majit.

Të fundit