Flash News

KRYESORE

Coronavirus/ Trump: SHBA e kaloi pikun e pandemisë, së shpejti lehtësohen masat

Coronavirus/ Trump: SHBA e kaloi pikun e pandemisë, së shpejti

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA e ka kaluar pikun e rasteve të prekura me Covid-19 dhe parashikoi që disa shtete do të rihapen këtë muaj.

Në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se udhëzimet e reja për rihapjen do të shpallen sot pasi ai të flasë me guvernatorët.

SHBA ka gati 640,000 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe mbi 30.800 viktima deri tani.

“Të dhënat tregojnë se në shkallë vendi, ne kemi kaluar kulmin e rasteve të reja”, tha Trump para gazetarëve.

I pyetur pse SHBA. përbën një përqindje kaq të konsiderueshme të numrit global të vdekjeve, Trump akuzoi vendet e tjera se po gënjejnë për shkallën e vdekshmërisë së tyre.

"A beson dikush me të vërtetë te numrat e disa prej këtyre vendeve?" tha ai, duke përmendur Kinën.

Mediat vendase kanë raportuar se ambasada amerikane në Pekin ngriti shqetësimin për sigurinë në dy laboratorë në Ëuhan. Sidoqoftë të martën, gjeneral Mark Milley, kryetar i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, tha se shërbimet e inteligjencës amerikane besonin se kishte më shumë të ngjarë që virusi të ketë ndodhur natyrshëm.

Të fundit