Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Coronavirusi, paralajmëron OBSH: Bota duhet të jetë gati për një pandemi të mundshme; secili vend të bëjë vlerësimet sipas kontekstit
Organizata Botërore e Shëndetit ka reaguar sërish lidhur me rrezikun nga koronavirusi COVID-19.
Kreu i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një deklarate për mediat tha se bota duhet të jetë e pregatitur për një pandemi të mundshme të koronavirusit, raporton BBC.
OBSH deklaroi se endë është shumë herët për ta quajtur shpërthimin një pandemi, por vendet duhet të jenë "në një fazë të gatishmërisë".
“Ne duhet të shtojmë kontrollin dhe në të njëjtën kohë të bëjmë gjithçka të mundur për t’u përgatitur për një pandemi të mundshme. Secili vend duhet të bëjë vlerësimet e veta sipas kontekstit të tij. Ne gjithashtu do ta bëjmë këtë duke monitoruar situatën 24 orë në ditë," shtoi ai, duke theksuar se "ekziston nevoja për masa paraprake, por jo frikë", tha kreu i OBSH.
Një pandemi quhet kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës.
Koronavirusi ka vrarë më shumë se 2400 persona, ndërsa rreth 79000 janë të infektuar.
Organizata Botërore e Sëhndetësisë disa javë më parë shpalli emergjencën globale për koronavirusin, ndërsa nëse rastet do të shtohen dhe do të rritet numri i shteteve të prekura, kjo do të cilësohet si një pandemi.
Teksa rastet e të prekurve me coronavirus vazhdojnë të shtohen, së fundmi ‘shpërthim’ ka pasur në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran.
Tregjet e aksioneve në të gjithë botën panë rënie të mprehta për shkak të shqetësimeve për ndikimin ekonomik të virusit. Kina tha se do të shtyjë takimin vjetor të Kongresit Popullor Popullor muajin tjetër, për të "vazhduar përpjekjet" kundër koronavirusit.
Burimi: BBC