“Corriere Della Sera”: Si fituan Shqipëria dhe Greqia me COVID-19 dhe pse humbën të pasurit e Evropës

Young Chinese man in mask sitting in lab while doctor in protective coveralls taking his blood in syringe for analysis

‘Corriere Della Sera’ ka bërë një shkrim në lidhje me përhapjen e pandemisë globale të COVID-19 në vendet e Evropës. Sipas këtij artikulli, në Evropë vendet që zakonisht konsiderohen më të dobëta, kanë fituar ndaj virusit. Kanë fituar më pak të pasurit dhe më të varfrit.

“Disa të dhëna sugjerojnë se ekziston edhe diçka tjetër: ato vende ishin më modeste në sjelljen e tyre, sepse ishin më të vetëdijshme për brishtësinë e sistemeve të tyre shëndetësore. Kjo është arsyeja pse ato nuk i morën me lehtësi sinjalet që vinin nga Italia dhe Spanja dhe vendosën të zbatojnë regjime më të rrepta të bllokimit, duke e bërë këtë më herët dhe me më rigorozitet. Ata e dinin që nuk mund të merrnin rreziqe përballe pandemisë. Duke parë “Indeksin e Përgjigjes” të Universitetit të Oksfordit, e cila përcakton me 1 pikë shtete totalisht te hapura dhe me 100 pike mbylljen e tyre totale – në mes të marsit grupi i vendeve më të varfra kishte lëvizur tashmë, për të kufizuar përhapjen e virusit, në bazë të asaj që po ndodhte në Itali,”- shkruhet në shkrimin e ‘Corriere Della Sera”.

Novel coronavirus concept. Professional doctor or lab technician testing vibe of novel (new) corona virus in lab, identified in Wuhan, Hubei Province, China, medical and healthcare.

“Shqipëria ishte në indeksin 84 të mbylljes, Sllovakia 71, Rumania 67, Polonia 60, Hungaria 59, Greqia 57. Vendet më të pasura dukeshin më të qeta (Gjermania me indeksin 37, Franca 50, Belgjika 53, Britania e Madhe 11, Zvicra 46. Një shtrëngim i mbylljeve në pothuajse të gjithë Evropën Perëndimore do të vinte vetëm në fund të marsit, dhjetë ditë më vonë, kur tashme ishte e qartë se epidemia nuk ishte vetëm një problem vetëm për Italinë apo Spanjën. Ishin dhjetë ditë fatale, të cilat mund të kushtonin dhjetëra mijëra vdekje.”