Flash News

KRYESORE

Courtois i zhgënjen të gjithë, Reali ka piketuar portierin e ri

Courtois i zhgënjen të gjithë, Reali ka piketuar portierin e ri

Real Madrid e ka vendosur: Thibaut Courtois nuk është portieri i duhur për skuadrën e bardhë. Transferimi i tij nga Chelsea konsiderohet gafë nga drejtuesit e klubit, të cilët janë duke parë tregun për një portier të ri.

Sipas asaj që raporton El Desmarque, Los Blancos nuk po përqendrohen te ndonjë emër shumë i njohur. Ata i kanë vënë syrin portierit të Athletic Bilbao, Unai Simon. Djaloshi po luan në ekipin e parë të ekipit bask, megjithëse është 22 vjeç.

Kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2023, por në të parashikohet një klauzolë largimi me vlerë 50 milionë euro. Historia ka treguar se në Madrid nuk tremben nga shifrat.

Të fundit