Flash News

KRYESORE

Courtois sulmon mediat, i hedh në tokë të gjitha akuzat e tyre

Courtois sulmon mediat, i hedh në tokë të gjitha akuzat e tyre

Porteri i Real Madrid-it, Thibout Courtois, u rikthye si titullar në ndeshjen ndërmjet Belgjikës dhe San Marionos. Ekipi belg fitoi 9-0 dhe "Gardiani i portës" ishte si turist, por pas takimit foli dhe për problemet që ka hasur te Real Madridi dhe aludimet se është i sëmurë me ankth.

"Unë e di se çfarë do të thotë të jesh një lojtar elitar. Jam shumë i lumtur dhe nuk kam probleme ankthi. Kërkoj nga mediat të mos publikonjë gënjeshtra dhe marrëzira për gjëra të tilla, sepse në fund të ditës, ka njerëz që vërtetë vuajnë nga ato probleme.

“Jam i lumtur dhe po stërvitem fort. Dua t’u jap gëzim tifozëve të Real Madridit. Njerëzit në Santiago Bernabeu janë gjithmonë një audiencë e jashtëzakonshme”, përfundoi Courtois.

Të fundit