Flash News

KRYESORE

Coutinho nuk do blihet, Bayern e zëvendëson me një yll gjerman

Coutinho nuk do blihet, Bayern e zëvendëson me një yll gjerman

Jo Coutinho, po Havertz. Ky duket se është vendimi që ka marrë Bayern për merkaton e verës. Një vendim aq sa ekonomik, edhe strategjik për planin afatgjatë që bavarezët i kanë vendosur si synim vetes.

Mesfushori brazilian është huazuar për një sezon nga Barcelona (20 mln euro). Për ta blerë, Bayern duhet të paguajë edhe 100 mln euro të tjera. Kjo shifër edhe mund të ulet, por kampionët e Bundesligës nuk janë krejtësisht të bindur prej aftësive të tij.

Coutinho deri tani ka bërë paraqitje të mira, por nuk ka qenë konstant, gjë për të cilën janë ankuar edhe te Barcelona. Kjo ka nxitur bavarezët të hedhin sytë nga talenti i Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.

Ai është gjerman dhe është vetëm 20 vjeç. Kaq mjafton që të fitojë disa pikë më shumë se Coutinho. Djaloshi luan si trekuartist dhe prej kohësh është pjesë e kombëtares gjermane. Meqë nga krahët do të ketë emra si Gnabry dhe Sane, Bayern po mendon të formojë një ofensivë gjermanësh.

Nuk mbyllet me kaq. Plani është që Havertz (kosto rreth 100 mln euro), të huazohet për një vit te Borussia Dortmund dhe më pas të transferohet në Mynih.

Të fundit