All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

COVID-19/ 394 viktima në 24 orë, Spanja gati të zgjasë “gjendjen e jashtëzakonshme”

COVID-19/ 394 viktima në 24 orë, Spanja gati të zgjasë
All - Paragraf - 1

Spanja po planifikon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për 15 ditë të tjera, njoftoi të dielën Kryeministri Pedro Sanchez, pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi u rrit në vend. Snachez iu drejtua qytetarëve në një konferencë televizive, pas takimit me zrtarët e shëndetit dhe të sigurisë.

All - Paragraf - 3

Ai tha se priste që Parlamenti të aprovojë kërkesën e tij për zgjatjen e urdhrit, i cili është vendosur prej më shumë se një jave. Ministria e Shëndetësisë e Spanjës raportoi të dielën 394 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 1.720 persona. Por Ferndando Simon, drejtori i Qendrës Spanjolle për Shëndetin dhe Emergjencat, dha shenja optimizmi të dielën.

“Ne po i afrohemi periudhës në të cilën mbase, nëse kemi fat, do të ndryshojmë kurbën. Modelet tregojnë se nuk jemi shumë larg”, tha ai në konferencë për mediat. Spanja mbetet një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Europë pas Italisë, që gjithashtu ka një numër të madh personash që kanë humbur jetën.

Të fundit