Flash News

KRYESORE

COVID-19. 50-vjeçarët më të rrezikuarit! Sa është numri i shqiptarëve mbi këtë moshë?

Koronavirusi është shndërruar në kërcënim serios. Bota është në koplas, sistemet shëndetësore, të vendeve më të zhvilluara, po vihen në provë serioze. Të infektuarit rriten me shifra marramendëse çdo ditë, e po ashtu, të vdekurit, janë në trend rritës. Të gjitha të dhënat tregojnë se nga sëmundja mund të preken 60-70% e popullësisë botërore, këtë e tha vetë Merkel në Gjermani. Por, 80% e të prekurëve mund ta kalojnë pa problem infeksionin. Pjesa tjetër, 20% janë ata që do të duhet të shkojnë në spital.

Këtë e kanë vërtetuar eksperiencat e vendeve që janë përballur deri më tani. Dhe në masën më të madhe të 20 përqindshit, mosha e të sëmurëve janë mbi 50 vjeç. Pra, sipas të dhënave të OBSH dhe studimeve të bëra deri më tani, koronaviuris ka tendencë të shkaktojë sëmundje serioze te personat në moshën mbi 50 vjeç. Ndërsa ata mbi 80 vjeç kanë një nivel të lartë risku për fatalitet.

Sa rrezikojnë në Shqipëri?

Politiko.al., referuar shifrave dhe të dhënave të Institutit të Statisikave, tregon shifrën e numrit të popullësisë që ka sot Shqipëria mbi moshën 50 vjeç. Në total, janë 812.964 shtetas (shifër e vitit 2019 pasi për 2020 ende nuk janë të dhënat e popullësië), që janë në moshë mbi 50 vjeç. Pra thënë ndryshe, Shqipëria ka një numër prej rreth 800.000 personash që riskojnë nga koronavirusi. Ndërkohë, lidhur me grupmoshën më fatale të sëmundjes, personat mbi 80 vjeç, që sot sipas të dhënave kanë mortalitetin deri në 14% të të prekurve, në Shqipëri janë përafërisht rreth 70 mijë persona. Këta persona do të jenë të riskuar nëse preken nga koronavirusi, dhe veçanërisht nëse vuajnë dhe nga sëmundje të tjera.

Të fundit