Flash News

KRYESORE

COVID-19/ 6 pacientë të shëruar lënë Spitalin Infektiv

COVID-19/ 6 pacientë të shëruar lënë Spitalin Infektiv

Shqipëria shënoi sto zyrtarisht 31 persona të shëruar nga koronavirusi, që prej rastit të parë të konfirmuar më 9 mars.

Ndërkohë, pasditen e të premtes 6 pacientë të shëruar kanë lënë ambientet e Spitalit Infektiv, duke u kthyer në shtëpitë e tyre. Megjithatë, ata do të vijojnë të qëndrojnë në karantinë edhe për të paktën 14 ditë të tjera.

“Lajm i mirë. Gjashtë pacientë lënë sot Spitalin Infektiv të shëruar nga COVID-19. Deri tani 31 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë. Forca ekipit të mjekëve të Infektivit”, shkruan ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Facebook, ku publikon edhe foto të pacientëve që lënë ambientet e spitalit.

Ndërkohë Shqipëria ka shënuar 186 persona të infektuar me koronavirus. Të paktën 77 prej tyre janë në ambientet e Spitalit Infektiv, ndërsa 8 persona fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Të fundit