Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
COVID-19/ 837 viktima në 24 orë në Itali, shtohen të shëruarit
Në Itali janë shënuar 837 viktima të tjera në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit. Sipas autoriteteve vendase të shëndetësisë, numri total i viktimave ka shkuar tashmë në 12 428 persona.
Rastet e reja gjithashtu janë shtuar, pasi ka shkuar në 105 792 të infektuar, por ajo që vihet re është fakti se ky numër po vjen duke u ulur në krahasim me më parë. Ndërkohë, në total janë shëruar 15 729 persona nga COVID-19 raportojnë autoritetet italiane.
Numri i pacientëve të shtruar në sptial vijon të jetë i lartë, pasi aktualisht po trajtohen 28 192 të tillë. 4 023 pacientë ndodhen në kujdes intensive, ndërsa 45 420 të tjerë ndodhen në shtëpi me simptoma të buta.
Në rajonin e Lombardisë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi tashmë ka kaluar në mbi 7199 të tillë, ndërsa rajone të tjera të prekura janë Emiglia Romana, Piemonte, Veneto etj.