Flash News

KRYESORE

COVID-19, Albana Vokshi: Të ndërpritet kontrata e “check-up” me Vilma Nushin

COVID-19, Albana Vokshi: Të ndërpritet kontrata e

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi bëri një reagim në rrejtet sociale, lidhur me masat për koronavirusin. Vokshi shprehet se “ligji parashikon që kontrata e koncesionit të ndërpritet në raste epidemish”. Në këto kushte, Vokshi thotë se “në kushtet e pandemisë globale Edi Rama zvarritet që t`i japë sa më shumë miliona Vilma Nushit”.

Milionat vertetë nuk bien nga qielli, siç thotë Edi Rama, por edhe tek Vilma Nushi nuk ka pse i çon. Nëse ka vullnet, Edi Rama ka ku i gjen paratë për të përballuar krizën. Ligji parashikon mundësinë që kontrata e koncesionit korruptiv dhe të padobishëm e checkup-it të ndërpritet në raste epidemish. Po kështu të gjitha kontratat e ngjashme abuzive të shëndetësisë, që nuk u shërbejnë qytetarëve, duhen ndërprerë!

Jemi në një superepidemi, në një pandemi globale, por Edi Rama vazhdon të zvarritet, që t’i japë sa më shumë miliona të mundet Vilmës dhe ortakëve të tij! Ja ku i ke lekët! Varu tani nga këmbët në Sheshin Skënderbej!”, shkruan Albana Vokshi.

https://www.facebook.com/559294428/posts/10158255842144429/?d=n

Të fundit