Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Ambasada e SHBA pezullon intervistat për viza. Shërbim vetëm për amerikanët

COVID-19/ Ambasada e SHBA pezullon intervistat për viza. Shërbim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi të enjten se anulon të gjitha intervistat për vizat jo-emigruese deri në datën 3 prill. Pezullimi ka ardhur për shkak të koronavirusit dhe masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për parandalimin e tij.

“Në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 duke kufizuar grumbullimet publike dhe praktikimin e largësisë midis personave, Ambasada e SHBA ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020”, thotë ambasada.

Megjithatë për viza urgjente, ambasda thotë se do të punohet. Ndërkohë, për qytetarët amerikanë do të vijohet të ofrohen shërbime. Githashtu, edhe aktivetet e tjera publike të ambasadës do të ndërpriten deri në datën 3 pril.

“Gjatë kësaj kohe, Ambasada do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo-Emigruese. Procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje. Në përputhje me përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të shtyjë ose anulojë të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 Prill 2020”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Të fundit