Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Anglia mbyll shkollat, Johnson paralajmëron 25 mijë teste në ditë

COVID-19/ Anglia mbyll shkollat, Johnson paralajmëron 25 mijë teste

Të gjitha shkollat në Angli, duke nisur nga e premtja, do të mbyllen. Së bashku me to do të mbyllen dhe shkollët në Skoci, Irlandën e Veriut dhe Uells pasi “virusi vazhdon të bëjë kredi në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan Dailymail.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Boris Johnson, i cili tha se “shkollat do të mbyllen të premten deri në një afat të pacaktuar”. Vendimi erdhi pasi numri i testeve pozitiv me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 2.626 persona ndërsa numri i vdekjeve u rrit gajtë natës nga 33 në 104 gjithsej.

Më herët Uellsi i kishte mbyllur shkollat për shkak të festës së Pashkëve. Edhe në Irlandën e Veriut lajmi për mbylljen e shkollave doli para se ky vendim të merrej dhe në Angli nga Johnson. “Objektivi është ga ngaldësojmë përhapjen e virusit dhe ne gjykojmë se ky është moment i duhur për ta bërë këtë”, tha Kryeministri i Anglisë.

Në të gjithë botën janë regjistruar mbi 200 000 persona të infektuar, ndërsa vdekjet kanë shkuar në 8 000 persona. Në Mbretërinë e Bashkuar janë testuar 56.221 njerëz ku kanë rezultuar pozitiv 2626 persona. Johnson u shpreh se “numri i testeve në Angli do të rritet nga 5 000 në 25 000 teste në ditë, ku përparësi do të ketë dhe personeli shëndetësor”.

Të fundit