Flash News

KRYESORE

COVID-19 anulon ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel

COVID-19 anulon ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel

Ceremonia e çmimeve Nobel nuk do të zhvillohet këtë vit për shkak të situatës së pandemisë së COVID-19 në të cilën ndodhemi.

Fondacioni Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze Nobel ka anuluar ceremoninë tradicionale, që mbahet çdo vit në muajin dhjetor, në Sallën e qytetit të Stokholmit.

Lajmi është bërë i ditur nga Lars Heikensten, drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Nobel, i cili u shpreh se për shkak të masave të kufizuese, nuk është e mundur të mblidhen deri në 1.300 mysafirë.

Gjithashtu ai shtoi se për shkak të pandemisë është e pasigurt nëse fituesit e çmimeve do të mund të udhëtojnë në Suedi.

"Ky është një vit shumë i veçantë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe t'u përshtaten rrethanave plotësisht të reja, por ne do t'u kushtojmë vëmendje të ndryshme fituesve të çmimeve, zbulimeve dhe veprave të tyre", tha Heikensten në një deklaratë.

Të fundit