Flash News

KRYESORE

COVID-19, asimptomatikët përhapës të infeksionit. Rrezik për kontrollin e epidemisë

COVID-19, asimptomatikët përhapës të infeksionit. Rrezik

Studime të reja në disa vende dhe një shpërthim i madh i koronavirusit në Massachusetts, vë në dyshim pohimet siguruese të zyrtarëve amerikanë për mënyrën e përhapjes së virusit të ri. Këta zyrtarë kanë theksuar se virusi është përhapur kryesisht nga njerëz që kanë treguar simptoma, të tilla si ethe, kollë, ose vështirësi në frymëmarrje, shkruan CNN.

Nëse është e vërtetë, është një lajm i mirë, pasi njerëzit që dukshëm janë të sëmurë mund të identifikohen dhe izolohen, duke e bërë më të lehtë kontrollin e shpërthimit. Por duket se një grup i sëmurë me koronavirus në Massachusetts, me të paktën 82 raste ishin njerëz që ende nuk kishin shfaqur simptoma, dhe disa studime tregojnë se njerëzit që nuk kanë simptoma po shkaktojnë shumë të infektuar.

Për javë të tëra, zyrtarët federalë kanë theksuar se transmetimi asimptomatik mund të ndodhë, por kanë thënë që nuk është një faktor domethënës në përhapjen e virusit. Më 1 Mars në emisionin “This Week” në ABCNEWS, Sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar i tha gazetarit George Stephanopoulos se përhapja asimptomatike nuk është "shtytësi kryesor" i përhapjes së koronavirusit të ri. "Ne duhet të përqendrohemi vetëm tek individët që janë simptomatikë," tha ai. "Kjo [strategjia e kontrollit] varet vërtet nga paraqitja simptomatike."

Mirëpo, uebfaqja e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shkuran: "Disa përhapje mund të jenë të mundshme përpara se njerëzit të shfaqin simptoma; ka pasur raporte se kjo ndodh dhe me koronavirusin e ri, por kjo nuk mendohet se është mënyra kryesore që përhapet virusi," sipas faqes internetit. Zëdhënësi i Azar dhe CDC nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga CNN.

Por gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë të Shtunën, koordinatori i përgjigjes i administratës për koronavirusi, Dr. Deborah Birx, dukej se kishte një qasje të ndryshme për transmetimin asimptomatik. Ajo tha se “po përpiqen të kuptojnë njerëzit nën moshën 20 vjeç” të cilët nuk kanë "simptoma domethënëse".

"Derisa të kuptojmë se sa njerëz janë asimptomatikë dhe pa simptoma kalojnë virusin, ne mendojmë se është më mirë që i gjithë publiku amerikan të dijë se rreziku i sëmundjes së rëndë mund të jetë i ulët, por ato mund të përhapin potencialisht virusin te të tjerët. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmëm që çdo amerikan të marrë përgjegjësinë personale për të parandaluar përhapjen.", është shprehur ajo.

Disa ekspretë të intervisutar nga CNN thanë se ndërsa është e qartë se cila përqindje e transmetimit ushqehet nga njerëz që janë të sëmurë, përkundrejt atyre që nuk kanë simptoma ose simptoma të buta, tashmë është e qartë se transmetimi nga njerëzit që janë asimptomatikë është përgjegjës për më shumë transmetim sesa mendohej më parë. “Tani e dimë se transmetimi asimptomatik ka të ngjarë që luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e këtij virusi”, tha Michael Ostreholm, drejtor i Qendrës për Kërkime dhe Politikë të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesota.

Osterholm shtoi se është "absolutisht e qartë" se infeksioni asimptomatik "me siguri mund të nxisë një pandemi si kjo që do ta bëjë shumë të vështirë kontrollin". Në një artikull dy javë më parë në Neë England Journal of Medicine, Bill Gates, bashkë-kryetari i fondacionit Bill dhe Melinda Gates, shprehu shqetësimin për përhapjen e sëmundjes nga njerëzit që nuk kanë zhvilluar ende simptoma, ose që janë vetëm pak sëmurë.

"Ekzistojnë gjithashtu prova të forta që mund të transmetohet nga njerëz që janë thjesht të sëmurë butë. Kjo do të thotë që COVID-19 do të jetë shumë më i vështirë për t`u kontrolluar sesa sindroma e frymëmarrjes e Lindjes së Mesme ose sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes (SARS), të cilat ishin përhapur shumë më pak nga njerëzit simptomatikë", ka shkruar ai.

Të fundit