Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Bardhi publikon videon: Qytetarët ankohen për mungesën e ndihmave ushqimore

COVID-19/ Bardhi publikon videon: Qytetarët ankohen për mungesën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi shpërndau një video, ku ballafaqon një deklaratë të Kryeministrit Rama shprehet se “do të vazhdojmë të trokasim në dyert e familjeve me probleme të mëdha ekonomike”, dhe disa qytetarë që ankohen se nuk kanë marrë ndihma ekonomike. Sipas Bardhit këto “janë sirena alarmi për Qeverinë që të lërë propagandën dhe të bëjë detyrën”.

“Dëshmitë e dhimbshme të qindra qytetarëve në nevojë janë sirena alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën. Shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë.

Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës”, shkruan Sekretari i PD Gazment Bardhi.

https://www.facebook.com/1524054689/posts/10221945868065513/?d=n

Të fundit