All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Covid-19, Basha: Mungesa e testimeve masive penalizon të gjithë sakrificën e shqiptarëve

Covid-19, Basha: Mungesa e testimeve masive penalizon të gjithë
All - Paragraf - 1

Në një intervistë me Ora News, lideri demokrat Lulzim Basha u ndal te rëndësia e testimeve për koronavirusin në vend.

All - Paragraf - 3

Siç PD ka propozuar, ai solli në vëmendje rëndësinë e nevojës për testime masive, duke cituar mjekët që thonë se “kjo është maja e ajsbergut”.

Ai mori dhe shembullin e Maqedonisë, për të cilën tha se ka kryer mbi 4 mijë teste.

“E para jeta e qytetarëve, pa diskutim. Dhe për këtë shëndetësia është prioriteti i parë që duhet financuar. Dhe këtu akoma jemi me mungesa të mëdha. Maqedonia ka bërë mbi 4 mijë teste. Ne jemi akoma në një numër më pak se gjysma e testeve të Maqedonisë.

Testimi, testimi, testimi nuk është vënë kot theksi tek kjo sepse gjithë sakrifica për të qëndruar në shtëpi, për të qëndruar të izoluar mund të na shkojë kot në qoftë se ne nuk arrijmë të evidentojmë të gjithë ata që janë prekur apo janë infektuar, apo janë mbartës të virusit dhe nuk ka rrugë tjetër për ta bërë këtë, përveçse testimit masiv.

Mungesa e testimit masiv ndëshkon, penalizon të gjithë sakrificën e shqiptarëve.

Ndaj kërkesa numër një që kam sot është urgjentisht të merren masa për të shtrirë testimin masivisht, të bëhen mobilizimi i të gjitha resurseve që në radhë të parë të gjithë ata që janë më të rrezikuarit, i gjithë personeli shëndetësor, nga mjekët, kirurgët, infermierët, sanitarët, shoferët e autoambulancave dhe çdo kush tjetër”, tha Basha.

Të fundit