Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Basha thirrje qeverisë: Të rriten testime, çdo ditë e humbur kushton jetë

COVID-19/ Basha thirrje qeverisë: Të rriten testime, çdo

Kreydemokrati Lulzim Basha, me anë të një videomesazhi, i kërkon qeverisë të rrisë numrin e testimeve për qytetarët e dyshuar me koronavirus. Sipas Bashës, numri i ulët i testimeve “fsheh të vërtetën dhe kushton jetë”. “Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Sa më pak testime,  aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit,  dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave. Sa më pak testime  aq më gjatë vazhdon karantina  dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë”, shprehet Basha.

Basha apelon për rritje të numrit të testimeve, pasi sipas tij kjo ndikon te vazhdimi i karantinës dhe thellimi i krizës. “Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve. Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!  Sa më pak testime,  aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave. Sa më pak testime aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë”, shprehet Basha.

https://www.facebook.com/166424440075412/posts/3068668266517667/?vh=e&d=n

Të fundit