Flash News

KRYESORE

COVID-19/ BE, 50 milionë euro Shqipërisë për të luftuar virusin

COVID-19/ BE, 50 milionë euro Shqipërisë për të luftuar

Bashkimi Europian do të japë të paktën 50 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë për të përballuar situatën nga koronavirusi. Lajmin e dha ambasadori Luigi Soreca, i cili njoftoi në Tëitter:

“I lumtur të njoftoj se Bashkimi Evropian ndihmë konkrete për Shqipërinë për të luftuar COVID-19. 4 milion euro për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore. 11 milion euro për mbrojtjen sociale dhe deri në 35 milionë euro për rikuperim ekonomik. Bashkimi Evropian do të jetë gjithmonë me Shqipërinë në kohë nevoje”, shrkuan Soreca.

Kjo është ndihma e parë konkrete e lajmëruar nga jashtë në ndihmë të Shqipërisë për të përballuar situatën e krijuar nga koroanvirusi. Ndërkohë, qeveria ka prezantuar planin e saj ekonomik që parashikon disa skenarë, me qëllim përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Këtë vendim të BE e përshëndeti dhe Kryeministri Edi Rama: "Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër covid-19. Zoti i shqiptarëve është i Madh”, shkruan Rama.

Gjithashtu, këtë lajm e përshëndeti dhe kreu i PD Lulzim Basha, i cili shprehu mirënjohjen ndaj BE: "Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë", shkruan Basha.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1242503690952589315

 

Të fundit