Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Bilanc tragjik në Itali, 793 viktima vetëm në 24 orët e fundit

COVID-19/ Bilanc tragjik në Itali, 793 viktima vetëm në 24

Janë publikuar të rejat e fundit nga bilanci i të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi në Itali dhe çdo ditë që kalon, ka vetëm rritje të viktimave. Numri i viktimave ka shkuar në 4825, që do të thotë janë 793 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 4821 duke e çuar në 42681 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 6072 dhe 2857 janë në gjendje kritike.

Tanimë nuk është më Kina në vendin e parë për numrin e viktimave,  por Italia, duke regjistruar balance tragjike.

Ndërkohë në nivel global, numri i vdekjeve me koronavirus ka arritur në 12,773.  Nga viktimat e ditës së sotme vetëm në zonën e Lombardisë e cila është edhe epiqendra e koronavirusit janë shënuar 546 viktima në 24 orët e fundit.

Ditën e sotme listës së shteteve që kanë konfirmuar vdekjet e para i janë shtuar edhe:

Singapor -2

Paraguai -1

Mauritius -1

Bosnje Hercegovina -1

Islanda -1

Finlanda -1

Të fundit